Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme Pas një debati të ashpër në Kuvend që zgjati për dymbëdhjet orë, të
premten rreth mesnate, mazhoranca i dha votëbesimin Qeverisë së
koalicionit midis VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së të drejtuar nga kryeministri
Nikolla Gruevski.
68 deputetët të shumicës votuan ‘pro’ Qeverisë, kundër u shprehen 42 deputetë të opozitës maqedonase, ndërsa PDSH nuk votoi fare. Në fjalimin e tij para përfundimit të seancës, Kryeministri Nikolla Gruevski, ua ka bërë të qartë shqiptarëve dhe partnerit të tij të koalicionit BDI-së, se ligji për forcat maqedonase të sigurisë do të miratohet, ndërsa në të nuk do të përfshihen ish-ushtarët e UÇK-së.
Gruevski poashtu kundërshtoi edhe nderimin e ushtarëve të UCK-së nga Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi, ndërsa intonimin e himnit shqiptar nëpër manifestime të ndryshme në Maqedoni e quajti, provokim. Në planin ekonomik Gruevski tha se Qeveria ka realizuar 2300 projekte zhvillimore ekonomike.
Me tej, në fjalimin e tij para deptuetëve, Kryeministri maqedonas, nënvizoi angazhimin e Shkupit për zgjidhjen e çështjes së emrit, ndërsa tha se Qeveria po pret raport pozitiv nga Komisioni Evropian. Mocionin për mosbesimin e qeverisë, e dorëzoi në Kuvend, partia maqedonase në opozitë LSDM.
Lideri i kësaj partia Branko Cërvenkovski, pati deklaruar se qëllimi i mocionit është që të shpalos se kriza politike mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së është e kurdisur. Ai kishte parashikuar që edhe përkundër krizës, asnjëra nga dy partitë në pushtet nuk do të votojë pro iniciativës së opozitës për rrëzimin e Qeverisë.
Top Channel