Christina Aguilera, nudo për kopertinën e albumit

06/10/2012 08:50

Christina Aguilera ka gjetur mënyrën për të rritur shitjet e albumit të saj të ri. Këngëtarja ka vendosur të pozojë nudo për kopertinën e ‘Lotus’ dhe foton e ka postuar në Twitter ditën e premte.

Vetëm flokët mbulojnë gjoksin e 31-vjeçares në një pamje që duket se është frymëzuar nga piktura e Boticelli-t e vitit 1486, me titull Lindja e Venusit.

Duke folur për muzikën që do të gjejnë fansat e saj në këtë album, Aguilera shkroi në rrjetin social: “Nuk i jam drejtuar një zhanri të veçantë. Kam bërë muzikë që mendoj se ishte e mirë për albumin.”

Albumi ‘Lotus’ do të dalë në treg në datën 19 nëntor.

Top Channel