Presidenti i Republikës Serbe brenda Bosnjes, Milorad Dodik, deklaroi se “do të vijë dita që shteti do të ndahet dhe serbët do të formojnë shtetin e tyre”.

Duke folur për të përditshmen serbe “Vecernje Novosti”, kryeministri i krahinës autonome vlerësoi se “Republika Serbe është e vetmja pjesë e Bosnjes, e cila nuk ka falimentuar, ndërsa Federata Kroate e Bosnjes dhe vetë Bosnja-Hercegovina varen tashmë nga ndihma e komunitetit ndërkombëtar”.

Sipas Dodik, “diferencat ekonomike do të sjellin në fund shpërbërjen e shtetit”.

Në intervistën e tij, kryeministri vlerësoi aftësinë e Republikës për të tërhequr investime. “Në të gjithë Ballkanin, asnjë shtet nuk ka qenë në gjendje që të tërheqë më shumë se dy miliardë euro investime direkte të huaja, por Republika Serbe ia ka dalë”, theksoi kryeministri i krahinës autonome.

Duke bërë paralele me situatën në Kosovë, Dodik theksoi se Republika Serbe nuk do të ketë nevojë për mbështetje ndërkombëtare për të realizuar një referendum, pasi sipas tij, “edhe Kosova nuk ka mbështetje unanime ndërkombëtare për shtetin që ka krijuar”.

Top Channel