Spanjë, shmanget sulmi me bombë në universitet

04/10/2012 15:35

Policia spanjolle arrestoi një 21-vjeçar në Palma de Majorka, me dyshimin se po organizonte një sulm me bombë ndaj universitetit të ishullit.

I dyshuari u arrestua pasi policia arriti të zbulonte se ai kishte porositur dhe marrë mbi 140 kilogramë përbërës për ndërtimin e eksplozivëve.

Në një ditar personal, u zbuluan shkrime të tij në të cilat shprehte urrejtjen ndaj shoqërisë dhe ku e konsideronte veten të gatshëm për të vdekur në një sulm.

Besohet se plani i të riut ishte të vendoste një numër bombash artizanale në të gjithë kampusin e universitetit.

Emri i 21-vjeçarit nuk u bë public në media për arsye hetimesh.

Nuk është e qartë nëse i riu është i lidhur me ndonjë organizatë terroriste, por sipas policisë, besohet se ai do të vepronte vetëm.

Rreth 16 400 studentë vazhdojnë arsimin e lartë në Universitetin e Majorkës.

Top Channel