Siria, SHBA në krah të Turqisë

04/10/2012 03:00

Shtetet e Bashkuara rikhejnë presionin mbi vendet e tjera nën hijen e ngjarjeve të fundit në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë ku ka patur incidente.

Duke u bazuar tek sulmet respektive, SHBA-të këmbëngulin edhe një herë që është e domosdoshme dalja nga skena e presidentit sirian Bashar al Assad, për të qetësuar gjendjen dhe për një tranzicion politik në Damask.

Lajmin e konfirmon vetë Shtëpia e Bardhë që radhitet në krahun e Ankarasë dhe dënon sulmet me predha mortaje të rëna në territorin turk nga kufiri sirian.

Pentagoni e përcakton episodin një tjetër shembull të sjelljes së keqe nga ana e Damaskut.

Top Channel