Muzeu Kombëtar i Sarajevës do të mbyllë dyert pas 124 vitesh funksionim, për shkak të mungesës së fondeve.

Sipas raportimeve të “REL”, qeveria qëndrore në Bosnje e Hercegovinë nuk ka ofruar fonde për institucionet kulturore në nivel shtetëror.

Për këtë situatë kritikët ia vënë fajin Marrëveshjes së Djetonit të vitit 1995, e cila ka krijuar një sistem qeverisës të ndarë.

Shtatë muze të njohur dhe disa pika të rëndësishme kulturore në Bosnje rrezikojnë të mbyllen për shkak të mungesës së fondeve.

Top Channel