
Në filmin e saj më të fundit me titull ‘On The Road’, Kristen Stewart është shfaqur nudo në një skenë dhe fotot janë publikuar në internet.
Kjo është skena e parë nudo e 22-vjeçares në karrierën e saj kinematografike, por vetë ajo ka thënë disa ditë më parë se nuk e kishte aspak problem të xhironte skena të tilla.
Gjithashtu protagonistja e sagës ‘Twilight’ shihet gjysmë e zhveshur në sediljen e pasme të një makine në një skenë tjetër të filmit.
Stewart theksoi për ‘MTV News’ muajin e kaluar: “Skena më erdhi natyrshëm. Regjisori Walter Salles na shpjegonte gjithçka, ishte shumë i hapur për pyetje dhe na dha besim të plotë, kështu që nuk mund ta zhgënjeja.”
Filmi ‘On The Road’ do të shfaqet për herë të parë në 22 dhjetor dhe në kastin e tij do të jenë edhe aktorët Amy Adams, Viggo Mortensen, Kirsten Dunst, Steve Buscemi, Terrence Hoëard dhe Elisabeth Moss.
Top Channel