Kinë, 18 studentë mbulohen nga dheu

04/10/2012 08:10

Të paktën 19 persona, 18 prej të cilëve studentë, kanë mbetur të bllokuar si pasojë e një rrëshqitjeje toke në provincën jug-perëndimore të Junanit, në Kinë.

Lajmin e bën të ditur agjencia “Kina e Re”, sipas të cilës incidenti ka ndodhur rreth orës 00:20, me orën tonë, në fshatin Zhenhe, në kontenë Jiliang.

Autoritetet kanë zhvendosur shumë banorë të zonës në vende të sigurta dhe aktualisht po zhvillohen operacione kërkimi për personat e goditur nga rrëshqitja e tokës.

Ngjarje të tilla ndodhin shpesh në jug-perëndim të Kinës, për shkak të paqëndrueshmërisë arkitektonike dhe reshjeve që ndikojnë në zbutjen e tokës.

Një seri tërmetesh, përfshirë një me magnitudë 5.8 ballë, goditën provincën më 8 shtator, duke vrarë dhjetëra persona.

Autoritetet lokale kineze deklaruan se studentët ndodheshin në shkollë për të plotësuar disa orë mësimi që u anuluan pas tërmetit të shtatorit.

Ndërkohë, një familje prej tre personash arriti të largohej para se të verifikohej rrëshqitja e tokës, raporton agjencia shtetërore e lajmeve “Xinhua”. 

Top Channel