Hong Kong, zi për viktimat e incidentit

04/10/2012 00:00

Autoritetet dhe populli i Hong Kongut kanë mbajtur tre minuta heshtje në
nder të 38 viktimave të përplasjes fatale të dy anijeve ditën e hënë.

Flamujt kinezë dhe ata të vetë krahinës autonome ishin në gjysmështizë, ndërkohë që hetimet mbi ngjarjen vazhdojnë.

Përplasja në ishujt Lama ishte incidenti më i rëndë i regjistruar në 40 vitet e fundit në Hong Kong. Shtatë anëtarë të ekuipazhit të dy varkave u arrestuan pas aksidentit dhe aktualisht kanë fituar lirimin me kusht.

Anëtarët e kabinetit qeveritar, në një ceremoni përkujtimore, bashkë me nënpunësit e arsimit dhe sektorëve të tjerë, kanë qëndruar për një moment në heshtje.

Ato kanë shpallur tre ditë zije, që filloi ditën e mërkurë, dhe u  kanë shprehur ngushëllimet e tyre familjarëve të viktimave.

Përplasja natën e së hënës u verifikua mes një anijeje civile, një jaht dhe një trageti që vepronte në linjën Hong Kong-Koulun. Pesë fëmijë ishin mes personave të vdekur.

Mbi 90 persona u dërguan në spital pas aksidentit. Deri të mërkurën 71 prej tyre lanë institucionin, ndërsa njëri ishte në gjendje kritike, bëjnë të ditur autoritetet.

Një pasqyrë e plotë e aksidentit, që ndodhi në kushte normale, nuk pritet të dalë së shpejti në dritë, ka deklaruar një hetues.

Top Channel