Debati, Romney superior

04/10/2012 04:38

Sikurse në një arenë, beteja e imazhit dhe besimit tregoi fitues të
pastër Mitt Romney-n. Ai kishte provuar shumë dhe gjatë, thuajse ishte
ngjirur. Zëri i tij nuk ishte i qetë, pak i thelle, por kjo s’perbente
asnje problem. E pa në sy kundërshtarin, kur e ndërpriste, duke ia marre
fjalën moderatorit, për t’iu kunderpërgjigjur. Nuk dukej i tërhequr,
përkundrazi, kishte marrë komandën.

Nga ana tjeter, Presidenti amerikan Barack Obama dukej sikur të kishte bërë zgjedhjen e gabuar, në ditën e përvjetorit të martesës. Ai u shfaq nervoz, i djersitur, pa ngjallur besim, ashtu sic jane mesuar ta shohin amerikanet.

Republikanet duket se e përdorën debatin për të ndryshuar perceptimin e kandidatit të tyre, për të përmbysur skicen e portretit dhe te flasin për dedikimin e tij në krijimin e vendeve të punës dhe përqendrimin tek shtresa e mesme.

Por ne fund, vemendja perqendrohet tek opinioni publik, nese shifrat nisin te levizin, atehere fushata e tij do te marrë hov, madje duke parashikuar fitoren ne te kundert, ai do te jete ne veshtiresi.
Pas duelit qe zgjati per 90 minuta, i perqendruar tek taksat, deficiti dhe kujdesi shendetesor, sondazhet tregojnë kryesues Romney-n nga 46 në 67 % ndersa Obamen nga 22 në 25 %. Analistet thane se ishte Romney komandanti i ketij debati, ndersa Obama dukej i tkurrur.

Dy kandidatet treguan planet e tyre ekonomike; Obama i pershkroi si nje rishikim i politikes se Bushit, ndersa Romney-t sygjeroi me shpoti se administrata e Obames do te kishte funksionuar me mire nese do te reduktonte taksat. Per kujdesin shendetesor, Romney-t tha se ligji tashme i quajtur “Obamacare” ka rritur kostot per shendetit ndersa Obama tha se plani i tij nuk u lejoi kompanive te sigurimit t’i mohonte mbulimin financiar, njerezve te semureve. Te dy kampet u perpoqen te mbronin performancat e tyre.

Sondazhet pas debatit

Gjeresisht analistet pranuan se Mit Romney u shfaq me mire ne kete debat. ABC News citoi një prej keshilltareve dhe strategeve te partise demokrate, Dona Brazil e cila tha se “se Mitt Romney-t ishte pak me shume agresiv se presidenti”.

Editorialisti i prestigjozes amerikane “Washington Post” tha se shfaqja e Romney-t ndaloi renien e tij ne sondazhe. Duke iu referuar ketyre matesve te opinionit publik, nje sondazh nderkombetar  i CNN- ORC qe pyeti 430 persona, te cilet e ndoqen debatin, tregoi se 67 % e konsiderojne fitues Romney-t, krahasuar me 25 % per Obamen. Nje tjeter sondazh i CBS-se, tregoi nje mbeshtetje prej 46 % per Romney-n dhe 22 % per Obamen. Nje tjeter sondazh i Google deshmoi se Romney kryeson me 47.8%, kunder 25.4 % te Obames. Amerikanet kane mendimet te ndryshme per debatin, por shume prej tyre mendojne qe asnjeri nuk ishte fitues i madh.

“Te dy kandidatet ben nje pune te mire. Asnjeri nuk beri ndonje gafe vdekjeprurese, apo dicka qe do te ulte trajktoren e gares. Por nuk jam i sigurt nese Romni mori nga ky debat cfare kishte nevoje. Ai duhet ti ushtronte presion Barak Obames, dhe ta vinte nen kembet e tij per te mbrojtur arritjet e tij”, thotë David Birdsell, professor i Cështjeve publike.

“Obama ishte me i cliruar kur paraqiste idete, Romney po punonte fuqimisht per te bindur njerezit, sepse ai eshte kater pike poshte tij ne sondazhe. Ai u perpoq te bindte votuesit e shteteve te lekundur”, thotë një student
“Jam i impresionuar nga shfaqja e Romnit, sepse- megjithese mund te jete kritikuar nga shume njerez- me pelqeu qasja e tij agresive dhe menyra si sulmoi shume ide dhe ceshtje, qe ishin ne diskutim”, thotë një tjetër student.

Pas ketij debati, dy kundershtaret per Shtepine e Bardhe do te perballen  me 16 tetor ne ne Hemsted te Nju Jorkut, duke u perpqendruar tek politika e Jashtme dhe i fundit eshte parashikuar me 22 tetor ne Boca Raton) Florida. Perpara duelit te ardhshem me 11 tetor do te jete perballja mes dy kandidateve per zevendespresident, Xho Bajden dhe Pol Rajan, ne Denvill te Kentakit.

Analistët: Romney fitues në debatin e parë

Mitt Romney ka fituar në debatin e parë televiziv me presidentin Barack Obama. Është ky vlerësimi i analistëve kryesorë amerikanë, i konfirmuar nga një sondazh i CNN.

Ndërsa ish-guvernatori i Masaçusetsit e sulmonte, duke përmendur shifra dhe duke shkatërruar “rekordin” në temën e ekonomisë për 4 vitet e fundit, Obama dukej i humbur.

Sipas analistëve, shpesh herë presidenti është shfaqur me shikimin ulur, duke tundur kokën dhe duke qëndruar gjithmonë në mbrojtje, duke shmangur me kujdes çdo kontradiktë.

Ky ishte debati i parë nga tre që do të zhvillohen gjithësej mes Romney dhe Obama që kandidon për një mandat të dytë presidencial në zgjedhjet e nëntorit. 

Top Channel