Tunizi, përleshje mes studentëve

03/10/2012 00:00

Dhjetra persona kanë mbetur të plagosur nga përleshjet që shpërthyen mes studentëve në një universitet në kryeqytetin tunizian, Tuniz.

Mediat ndërkombëtare flasin për përleshje mes studentëve të një universitetit fetar dhe atyre të një universitetit laik. Studentët e universitetit fetar të armatosur me shkopinj, gurë dhe bomba artizanale sulmuan grupe studentësh në ambientet e universitetit laik.

Si pasojë e përleshjeve janë regjistruar dhjetra të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë si pasojë e djegieve të marra nga bombat artizanale molotov.

Përleshjet bëhen edhe më shumë alarmante pas raportimeve se policia tuniziane, edhe pse e pranishme në vendndgjarje nuk ka ndërhyrë.

Pas rrëzimit të regjimit të presidentit Ben Ali, kryeqytetit tunizian është përfshirë disa herë në protesta të dhunshme mes mbështetësve të forcave fetare radikale dhe atyre laike, që mbështesin shtetin secular.

Top Channel