Pensilvani,pezullohet kërkesa e republikanëve

03/10/2012 00:00

Gjykata ne Pensilvani bllokoi kërkesën e republikanëve për dhenien e
kartave të identitetit, përpara zgjedhjeve presidenciale të 6 Nentorit, e
cila do te kishte prekur, votuesit me ngjyre, hispanike apo te varfrit.

Kjo u cilesua gjeresisht si një fitore për demokratët dhe presidentin Barak Obama. Ne vendim shkruhet se votuesit nuk kane nevoje për  karta identiteti me foto për të hedhur voten e tyre.
 
Ligji njihet si “Voter Id” apo mbi identifikimin e votuesve. Ne Shtetet e Bashkuara, ndryshe nga vende te tjere- deri pak vjet me pare, zgjedhjesve nuk u kerkohej mjet identifikimi. Kohet e fundit jane paraqitur te tilla ligje, shpesh me inisiativen e partise republikane. Sipas tyre, ai do te ndihmoje ne parandalimin e manipulimeve. Por autoritetet e Pensilvanise shpjegojne se nuk jane njohur raste te tille.

Ligjet e Kartave te Identitetit ne SHBA
1- Keta ligje jane ne fuqi ne 30 shtete
2- Ne 17 shtete, votuesit duhet te tregojne Karten e Identifikimit
3- Ne shtetet me ligje “strike”, votuesit qe nuk kane karte mund te votojne, por duhet te kthehen për të treguar karten e identitetit.
4- Ligjet për Kartat e Identitetit jane miratuar ne Misisipi, Pensilvani dhe Uiskonsin, por ende nuk jane zbatuar.

Pavaresisht vendimit, ai nuk mund te parandaloje zbatimin e ligjit ne te ardhmen. Me 13 dhjetor u caktua nje seance degjimore per te percaktuar procedurat e metejshme.

Por gjykatesi qe mbeshteti ligji ne nje vendim ne muajin gusht kerkoi nga gjykata e larte te percaktoje nese administrata e shtetit te Pensilvanise ka bere gjithcka te mundshme per t’u garantuar votuesve “mundesine e lire” per te marre kartat e kerkuara te identitetit. Ceshtja do te vazhdoje ne Gjykaten e Larte te Pensilvanise megjithese-siç raportojne mediat- mbetet e paqarte nese do te apelohet perpara dites se zgjedhjeve.Pensilvania perfshihet ne listen e shteteve te lekundur, por sondazhet e opinionit publik deshmojne se po anon nga presidenti amerikan, Barak Obama.

Top Channel