Pajtohen Balotelli-Fico, kapen mat duke u puthur

03/10/2012 04:00

Një “scoop” fotografik i të përjavshmes italiane “Chi”, tregon pajtimin me sa duket të futbollistit Mario Balotelli dhe shougirlit Raffaella Fico.

Pamjet tregojnë takimin e ciftit të ribashkuar, pas ndarjes, të ndodhur në Napoli të mërkurën dhe të enjten e parë, që i paraprinte komunikatës të nxjerrë nga futbollisti i Manchester City-t, që njoftoi se do të donte të riprovonte sërish lidhjen me Ficon, që është në muajin gjashtë të shtatzanisë.   

Balotelli, sic faktojnë fotot e “Chi”, ka mbërritur në Napoli me një fluturim privat dhe aty ka takuar Raffaella Ficon, me të cilën ishte ndarë në muajin prill.

Fillimisht cifti u përpoq të thyente akullin në oborrin e një shtëpie të disa miqve dhe më vonë pas një nate refleksioni, skena u spostua në ballkonin e shtëpisë. Aty Balotelli përqafon vajzën dhe e puth me pasion, sic tregon revista.

Një prapaskenë që shpjegon komunikatën e Balotellit si dhe disponilitetin e Ficos për t’i dhënë një mundësi të dytë babait të mundshëm të djalit të saj.   
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA