Lituania padit “Gazprom”-in

03/10/2012 19:40

Lituania vendosi të hapë një padi ndaj “Gazprom”-it, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 1,9 miliardë dollarësh, për shitjen e gazit me një çmim më të lartë se vlera e tregut në mënyrë të padrejtë.

“U vendosëm në kontakt me kompaninë dhe i kërkuam ndryshimin e çmimeve, përpara se të drejtoheshim në dyert e gjykatës, por kjo nuk ishte e mundur”, deklaroi kryeministri Andrius Kubilus, duke komentuar vendimin e autoriteteve të Republikës ish-Sovjetike, në brigjet e Detit Baltik.

“Gazprom”-i, aktualisht është duke hetuar për dëmtimin e konkurrencës, krijimin e monopoleve dhe caktimin abuziv të çmimit të gazit edhe nga ana e Komisionit Europian.

Gjigantët rusë të gazit përmbushin rreth 20% të nevojës së Bashkimit Europian për gaz, por në disa vende janë dominues absolutë të tregut.

Sipas KE-së, “Gazprom”-i mund të jetë duke abuzuar me statusin që ka fituar në treg, akuza që detyruan Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, që të nënshkruan një dekret i cili pengon kompanitë e kontrolluara nga shteti që t’i dorëzojnë dokumenta autoriteteve të huaja, pa marrë më parë miratimin e Moskës.

I njëjti kusht do të vendoset edhe për nënshkrimin e të gjithë kontratave me shtetet dhe kompanitë e tjera të huaja.

Top Channel