Lewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger ndahen

03/10/2012 11:30

Lidhja e Lewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger ka përfunduar pas publikimit të fotove të këngëtares me reperin Chris Brown.

Sipas The Sun, çifti ka tre javë që nuk kontakton. Një burim për tabloidin theksoi: “Kur Lewis pa fotot u çmend fare. Ai para tre javësh i tha Nicole-s se janë ndarë. Gjithashtu impenjimet e të dyve pengojnë lidhjen.”

34-vjeçarja Scherzinger shpjegoi me një komunikatë se në foto ajo është thjesht duke u munduar të bisedojë me të dashurin e Rihanna dhe për shkak të zhurmës qëndronin afër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA