Francë, Zonja e Parë kërkon falje për “xhelozinë”

03/10/2012 20:35

Zonja e Parë e Francës, Valerie Trierweiler, pranoi se bëri gabim që publikoi disa komente polemizuese ndaj ish-bashkëshortes së Presidentit Holandë në rrjetin shoqëror “Twitter”.

Në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2012, Trierweiler shprehu publikisht përkrahjen për kundërshtarin e Segolene Royal, në zonën e saj zgjedhore.

Royal, kandidatja humbëse e socialisteve përballë Sarkozy në zgjedhjet presidenciale të vitit 2007, është njëkohësisht një prej figurave kryesore të së majtës dhe aleate e Hollande.

E vendosur në qendër të akuzave të shtypit francez për atë lëvizje, Trierweiler pranoi në një të përditshme se kishte vepruar në mënyrë të pasaktë. “Ishte një gabim dhe jam penduar për këtë. Ende nuk kisha kuptuar se tashmë nuk jam një qytetare e thjeshtë dhe se ka shumë më tepër vëmendje mediatike ndaj meje”, pranoi Zonja e Parë.

Ndërkohë, zëdhënësja qeveritare Najat Vallaud-Belkacem mirëpriti komentet.

Pas komentit të Zonjës së Parë të Francës në “Twitter”, Presidenti Hollande u detyrua të dilte në mbështetje të ish-bashkëshortes, duke shprehur mbështetjen e tij për kandidaturën e saj në zgjedhje për Parlamentin Francez.

Top Channel