Firma kineze, padi ndaj Obamës

03/10/2012 15:40

Një firmë kineze e turbinave elektrike me erë vendosi të ngrejë një padi ndaj Presidentit Obama, pasi ai bllokoi një projekt të saj me pretekstin e dëmtimit të sigurisë kombëtare.

”Ralls Corp”, një firmë private e zotëruar me shumicë nga pronarë kinezë, fitoi të drejtën e ndërtimit të turbinave pranë një baze detare ushtarake, në Oregon, më parë gjatë vitit.

Megjithatë, Obama nënshkroi një urdhër që pezullonte ndërtimin një javë më parë. Sipas këtij urdhëri, qeveria lokale kishte tejkaluar autoritetin e saj në dhënien e kësaj të drejte.

Ky ishte investimi i parë i huaj i bllokuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 22 vjet.

Dekreti i Obamës vjen vetëm disa javë përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe me procesin që pritet të tërheqë shumë vëmendje mediatike, ekspertët parashikojnë shndërrimin e padinë në një çështje të rëndësishme elektorale.

Sipas Agjensisë së Lajmeve Kineze “Xinhua”, qëllimi i vetëm i pezullimit të ndërtimit ishte “fitimi i disa votave më shumë nëpërmjet një politike anti-kineze”.

Top Channel