Digjet një shtëpi në qendër të Prishtinës, përkatësisht në rrugën ‘Qamil Hoxha’, shumë pranë hotelit të zëvendëskreyministrit Behgjet Pacollit dhe dy restoranteve të tjera.

Ngjarja ndodhi këtë të mërkurë rreth orës 16:00, kur brenda 5 minutave shtëpia u gjend mes flakëve dhe tymit. Sipas policisë, përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.

Ndërsa pas pak orësh policia ka arritur ta lokalizojë zjarrin. Në vendin e ngjarjes dolën menjëherë zjarrëfikësit, sikurse edhe personeli i ndihmës së parë.

Policia nuk ka mundur të konstatojë arsyet e djegies së këtij objekti banimi. Sipas zyrtarëve policorë, ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për zjarr aksidental apo për zjarrvënie të qëllimshme.

Top Channel