Swift, VIP i MTV Europe Music Awards

02/10/2012 00:00

Taylor Swift, Muse dhe No Doubt do të performojnë në mbrëmjen e MTV Europe Music Awards, që do të mbahet muajin e ardhshëm.

Do të jetë këngëtarja amerikane që do të debutojë e para në këtë mbrëmje, ndërkohë që Muse do të performojnë një këngë të albumit të ri të tyre “The 2nd Law”, i publikuar këtë javë.

Evenimenti, që do të prezantohet nga modelja e famshme Heidi Klum, do të zhvillohet në Frankfurt më 11 nëntor. Publiku ka kohë deri më 9 nëntor që të votojë për të gjitha kategoritë.

Deri tani Rihanna kryeson me 6 nominime, Swift me 5, ndërsa Katy Perry dhe Justin Bieber me nga 4 secili.

Organizatorët deklarojnë se së shpejti artistë të tjerë do të zgjidhen për të performuar gjatë mbrëmjes së madhe.

Vitin e kaluar, evenimenti kryesor i muzikës evropiane u mbajt në Belfast dhe theu rekordin e shikueshmërisë me 39 milionë telespektatorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA