Rrjedh në internet kolona zanore e “Skyfall”

02/10/2012 00:00

Kënga që shërben si kolonë zanore për filmin e ri të James Bond, e kënduar nga Adele, ka rrjedhur në internet.

Adele konfirmoi të hënën se kishte regjistruar këngën për “Skyfall” dhe postoi një foto të krediteve të këngës në faqen e saj në Twitter.

Kënga nuk duhet të publikohej deri më 5 tetor, data që përkon me 50-vjetorin e shfaqjes së filmit të parë të agjentit 007, “Dr. No”.

Disa nga kritikët deklarojnë se mënyra se si kënga ka rrjedhur në faqet e internetit u kujton atyre Dame Shirley Bassey, e famshme për këngët në filmat “Goldfinger” dhe “Diamonds Are Forever”.

Konfirmimi i Adele për këndimin e këngës që shërben si kolonë zanore erdhi pas muajsh të tërë zhurmash.

Fotoja e saj në Twitter duket se tregon kopertinën e kolonës zanore, që përmban emrin e plotë të këngëtares, atë të e kompozitorit A. Adkins dhe producentit P. Epworth, njëkohësisht bashkautor i hitit “Rolling In The Deep”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA