Romney kritikon politikën e jashtme të Obamës

02/10/2012 15:45

Republikanët intensifikuan kritikat ndaj politikës së jashtme të Presidentit Barack Obama ditën e martë, duke e cilësuar si përgjegjëse administratën aktuale për paaftësi në përballimin e krizës që solli sulmin mbi selinë diplomatike dhe vrasjen e ambasadorit në Libi dhe për rritjen e ambicieve bërthamore të Iranit.

Në të njëjtën kohë, Obama u përgjigj duke vendosur në qendër të vëmendjes së fushatës së tij të shkuarën e Romney si biznesmen dhe spekulimet për parregullsi në pagimin e taksave ndaj shtetit prej tij.

Në një artikull të publikuar në “Wall Street Journal”, Romney paraqiste presidentin aktual në mendimin e ti si një njeri të paaftë për të orientuar politikën e jashtme amerikane, ndërsa foli për një “rrezik të qartë të përfshirjes së vendit në një luftë të re, nëse ujrat në Lindjen e Mesme nuk do të qetësohen”.

Sipas kandidatit republikan, “politikat tona nuk po ecin në drejtimin e mbrojtjes së populljve të aleatëve tanë dhe kjo ëshët e rrezikshme”.

Në vazhdim, 65-vjeçari argumentoi se “duhet bërë më shumë për të frenuar ambiciet bërthamore të Iranit, i cili vendos Izraelin dhe të gjithë rajonin në një rrezik evident me politikat e tij, Nëse Lindja e Mesme zhytet në kaos, Irani arrin të përmbushë ambiciet e tij bërthamore dhe siguria e Izraelit kompromentohet, atëherë do të jetë e pamundur për SHBA-në që të qëndrojnë larg luftës”.

Gjithashtu gjatë së martës, kandidati për zëvendëspresident, Paul Ryan, akuzoi administratën e Obamës për një “përgjigje të ngadaltë” dhe “paaftë” ndaj krizës së krijuar në Libi në datën 11 shtator, e cila në fund solli dhunimin e misionit diplomatik dhe i kushtoi jetën ambasadorit Christopher Stevens dhe tre diplomatëve të tjerë.

Top Channel