Kriza rikthen italianët tek biçikletat

02/10/2012 15:20

Italianët blenë më shumë biçikleta se sa makina në vitin 2011, për herë të parë në shumë dekada.

Mediat vendase raportuan të martën lajmin, duke e interpretuar si një shenjë të qartë të krizës ekonomike që ka përfshirë vendin.

Sipas “La Repubblica”-s, gjatë vitit të shkuar, 1,75 milionë biçikleta u shitën në të gjithë Italinë, dy mijë më shumë se sa numri i makinave.

Rënia e fuqisë blerëse dhe rritje dramatike e çmimit të naftës është ajo që ka ndikuar më shumë në krijimin e kësaj situate.

Një shitje kaq e ulët e numrit të automjeteve nuk regjistrohej në ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës që prej vitit 1964.

Top Channel