Francë, mbyllet procesi ndaj Strauss-Kahn

02/10/2012 15:30

Një prokuror në Francë tërhoqi të martën akuzat e përdhunimit në grup, që rëndonin mbi ish-kryetarin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Straus-Kahn.

I akuzuar për përdhunim në SHBA në një proces që shkatërroi karrierën politike të 63-vjeçarit, ai u ngarkua me akuza për të njëjtën vepër edhe në Francë, në fillim të 2012-s.

Megjithatë, një dëshmitare kyçe për çështjen vendosi të tërhiqte padinë nga gjykata e Lilës, duke bërë që provat e mbetura të ishin të pamjaftueshme për të vazhduar procesin.

Pavarësisht mbylljes së procesit, prokuroria informoi se Strauss-Kahn vazhdon të jetë i hetuar në lidhje me dyshimet për përfshirjen e tij në një rrjet prostitucioni.

Vetë ish-kryetari i FMN-së mohon akuzat dhe pretendon se ato janë të motivuara politikisht.

Top Channel