Siria akuzon SHBA-në dhe Turqinë për terrorizëm

01/10/2012 00:00

Siria akuzoi një Shtetet e Bashkuara, Turqinë, Francën, Arabinë Saudite dhe Katarin si mbështetëse të terrorizmit.

Nga folësja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministri i Jashtëm sirian, Ualid Muallem tha se këto vende, por edhe disa të tjera po luajnë rol aktiv në mbështetjen që i japin terrorizmit, referuar këtu mbështetjes së hapur që shtetet në fjalë kanë rezervuar për forcat e armatosura opozitare siriane.

Muallem i cilësoi si ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Sirisë thirrjet e ndërkombëtarëve për tërheqjen e presidentit Bashar al Assad.

Para mbajtjes së fjalimit, Muallem pati një takim të shkurtër me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun. Ky  i fundit shprehu shqetësimin e tij për vdekjet në radhët e civilëve dhe ftoi autoritetet siriane të ndalin dhunën ndaj popullit.

Top Channel