Plakja e popullsisë, problem botëror

01/10/2012 15:20

Planeti duhet të përgatitet të bëjë më shumë për t’u përgatitur për efektet e plakjes në botë, paralajmëroi Organizata e Kombeve të Bashkuara, në një raport veçanërisht alarmues për vendet në zhvillim.

Brenda dhjetë viteve të ardhshme, parashikohet që numri i personave mbi 60 vjeç të kalojë një miliardë.

Si rrjedhojë, parashikohet që sfidat për sistemet e mirëqënies sociale, skemat e pensioneve dhe ato shëndetësore të vendosen nën presione të reja.

Agjensia e OKB-së për Demografinë, shtoi se “duhet të bëhet më shumë që tani edhe për të ndaluar abuzimin, neglizhencën apo dhunën ndaj personave të moshuar”.

Grupmosha e personave të plakur është ajo që aktualisht po përjeton rritjen më të madhe nga çdo grupmoshë.

Pritet që numri i personave mbi 60 vjeç të arrijë mbi një miliardë në dekadën e ardhshme dhe mbi dy miliardë deri në vitin 2050.

Top Channel