Gjeorgji, zgjedhjet, testi për Saakashvili-n

01/10/2012 00:00

Zgjedhjet parlamentare ne Gjeorgji shihen si testi më i madh për
Presidentin Mikail Saakashvili, prej ardhjes së tij në pushtet në vitin
2003. 

Ai e konsideron kete proces, si nje zgjedhje mes qeverise se tij progresiste qe sheh nga Perendimit dhe te ardhmes, te dominuar nga Rusia.

Pas votimit ai tha: “Keto janë zgjedhje shumë të rëndësishme për Gjeorgjinë, për rajonin mendoj. Shumë gjera jane duke u vendosur tani për vendin tonë për rajonin, për zhvillimin, për të ardhmen, jo vetëm për këtë vend, por edhe cfarë i ndodh endrres europiane në këtë pjesë të botës, cfarë i ndodh idesë së demokracisë, cfarë ndodh me idene e reformave.  Mendoj nga ajo qe shohim se njerezit jane mobilizuar, do te marrin pjese ne shifra te larta. Ne presim nje pjesemarrje te larte dhe rezultate te mira per demokracine, lirine dhe per te ardhmen e vendit tone”, tha Saakashvili.

Udheheqesi i opozitës, 56-vjeçari Bidzina Ivanishvili, njeriu me i pasur i Gjeorgjise e akuzon presidentin se po vepron ne menyre jo demokratike duke shkelur te drejtat e njeriut. Nje nga ngjarjet qe dominojë mediat vendase dhe nderkombetare qe e vuri qeverine ne shenjester te kritikave ishte abuzimi i te burgosurve. Skandali nxiti protestat.

Ivanishvili dhe koalicioni “Endrra gjeorgjiane” e portretizoje qeverine si te pakujdesshme. Analistet i cilesojne kete zgjedhje te rendesishme per sistemin politik te Gjeorgjise i jep me shume pushtet parlamentit. Mandati i dyte i presidentit perfundon vitin e ardhshem dhe atij i ndalohet- sipas kushtetutes- te hyje serish ne gare. Shumica parlamentare e partise se tij “Levizja e Bashkuar Kombetare” do ta ndihmoje te dominoje skenen politike te gjeorgjise edhe pas doreheqjes.Gjeorgjianet kerkojne stabilitetit ekonomik dhe politik. Ekonomia eshte goditur nga konflikti i vititi 2008 me Rusine dhe kriza financiare.

Prej vitit 2010 inflacioni eshte i larte dhe kete vit parashikohet te arrije deri ne 7 %. Nje sondazh i Institutit Kombetar Demokratik Amerikan ne muajin gusht tregoi se 37 % e gjeorgjiane do te mbeshtesin partine e Saakashvilit dhe 12 % opoziten ndersa 43 % do te votojne me cdo kusht. Por asnje sondazh nuk eshte bere ne Gjeorgji pas skandalit te burgjeve.

Top Channel