Erdogan: Mbështetje popullit sirian

01/10/2012 00:00

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan u rizgjodh në krye të Partisë në
Pushtet, Për Drejtësi dhe Zhvillim. Ai arriti ta siguroje postin për
here te trete dhe te fundit – në Kongresin Vjetor te Partise. Pranvera
Arabe dhe kriza ne Siri kane ndikuar qe Turqia te shihet si nje aktor i
rendesishem rajonal.

Erdogan i beri thirrje Rusise, Kinës dhe Iranit të
rishqyrtojne mbështetjen e tyre per Damaskun.

“Ne do te bejme cfarë do te bente nje vella. Do të vazhdojmë t’i japim  mbështetjen tone logjistike, popullit sirian. I bejme thirrje Rusisë, Kinës si dhe Iranit: Ju lutem rishikoni tani qendrimin qe mbanin për këtë cështje”, tha Erdoan.

Presidenti i Egjiptit, Mohamed Mursi i pranishem ne kongresin e partise AK tha se populli sirian po vritet diten dhe naten ne token e tij.

“Populli sirian po vritet dhe perdhunohet ne token e tij. Ata po jetojne tragjedinë e shekullit. Do te qendrojme krah tyre, derisa rregjimi tiran te ikë dhe ata të fitojne te drejtat e tyre legjitime”, tha Mursi.

Mes te ftuarve ne Kongresin e AK-se ishte dhe udheheqesi i HAMAS ne mergim, Kaled Meshal. Shume popullor mes besnikeve te partise, Erdoan akuzohet  nga kritiket per nje qasje autoritare. Ata mendojne se ai ka deshtuar për t’i dhene fund konfliktit 28-vjeçar në zonën jug-lindore te vendit, me shumice kurde.

Ne nje interviste per gazetaren Kristian Amanpour te CNN me 5 shtator ne Stamboll, kryeministri Rexhep Tajip Erdoan u pyet nese ai donte te qendronte pergjithnje ne pushtet. “Eshte e kunderta- tha ai- ne vendin tone siç e parashikon dhe partia ime, nje anetar i Parlamentit mund te zgjidhet per tre mandate, me pas ai mund te beje nje shkeputje, pergjate nje mandati. Dhe serish mund te rikthehet ne zgjedhje”.

Top Channel