Rusi, zjarr në rafinerinë e naftës

30/09/2012 10:55

Një zjarr i fuqishëm në një rafineri nafte në Rusi vrau të paktën tetë punonjës, ndërsa disa dhjetëra të tjerë janë duke u trajtuar për djegie.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në impiantin e Khanti-Mansiskut, në Siberi.

Sipas hetuesve, besohet se zjarri në rafinerinë e kompanisë “Invest-Oil” nisi nga një shpërthim. Ai konsumoi një zonë prej 2 300 metrash katrorë.

Aksidentet industriale janë të shpeshta në Rusi, ku parametrat e sigurisë në punë janë përgjithësisht të ulta.

Ministria e Emergjencave Civile theksoi se nuk ka asnjë rrezik për banorët përreth nga shpërthimi i një zjarri të ri apo rrjedhoja të tjera lidhur me incidentet në impiant.

Top Channel