Kinë, i biri mbron ndershmërinë e Bo Xilait
30/09/2012 17:20
Djali i politkanit kinez nën akuzë Bo Xilai, ka folur në mbrojtje të të atit të tij, i cili u përjashtua nga radhët e Partisë Komuniste kineze me akuzat për abuzim pushteti.
Bo Guagua, i cili mendohet se ndodhet në Shtetet e Bashkuara, lëshoi një komunikatë ku thoshte se e kishte të vështirë të gjente lidhjen me akuzat që po i bëhen të atit.
Ai thotë se i ati i tij ishte i ndershëm me idealet e tij dhe i përkushtuar pas detyrës.
Bo Xilai u zhyt në një skandal pasi e gruaja e tij u dënua për vrasjen e biznesmenit britanik Neil Heyëood. Dikur politikani më premtues i Kinës, ndërsa tani Bo, rrezikon të përfundojë në burg për shpërdorim detyre.
Top Channel