Rusi, anulohet opera e Jezu Krishtit

29/09/2012 13:50

Teatri i Rostovit në Rusi anuloi vënien në skenë të operas “Jesus Christ Superstar” pas protestave të kishës ortodokse në vend.

Kisha pretendon se opera e autorit Andrew Lloyd Webber jep imazhin e gabuar të Krishtit dhe nuk duhet vënë në skenë.

Orkestra filarmonike e Rostovit parashikohej të vendoste në skenë operan muajin e ardhshëm. Artistët dhe instrumentistët u shprehën të indinjuar pas vendimit të anulimit të saj dhe kritikuan kishën për ndërhyrje në jetën e përditëshme.

Kleri ortodoks dhe qindra besimtarë u mblodhën para autoriteteve lokale për të protestuar kundër operas. Pas protestave, zyrtarët lokalë, duke cituar një “ligj të ri të hyrë në fuqi mbi mbrojtjen e të drejtave të besimtarëve”, vendosën anulimin e shfaqjes operistike.

Sqarimi mbetet i paqartë se cilin ligj shkel vënia në skenë e operas, ndërkohë që aktualisht parlamenti federal, Duma po shqyrton mundësinë e miratimit të një ligji që do të cilësonte si krim ofendimin e ndjenjave fetare të qytetarëve.

Top Channel