Perëndimori i fundit lë Guantanamon

29/09/2012 16:00

I burgosuri i fundit perëndimor në burgun e Guantanamos do të kthehet në vendin e tij të lindjes, Kanada.

Me prejardhje islamike, Omar Khadr është mbajtur në bazën amerikane në Kubë që prej vitit 2002, pasi u arrestua në Afganistan në moshën 15-vjeçare.

Një avion ushtarak po e transporton atë për në Kanada, ka njoftuar një televizion kanadez. Khadr do të shlyejë pjesën e mbetur të dënimit në Kanada, pasi është shpallur fajtor për vrasjen e një ushtari amerikan në Afganistan.

Ai u dënua me 40 vjet burg nga një gjykatë ushtarake në Guantanamo në vitin 2010 nën akuzën e planifikimit të sulmeve terroriste, por pasi bëri një marrëveshje dënimi u reduktua në 8 vjet.

Në bazë të paktit atij iu mundësua kthimi në Kanada tetorin e kaluar. Shumica e kanadezëve mbështetën fushatën për riatdhesimin e të riut, që sot është 26 vjeç.

Top Channel