Nepal, aksidenti ajror, faji i pilotit

29/09/2012 00:00

Aksidenti ajror i ndodhur ditën e premte në Nepal ku humbën jetën 19 persona, mes të cilëve nëntë britanikë, ishte një gabim i pilotit.

Në këtë përfundim kanë arritur hetuesit vendas. Sipas hetimit, pasi helikat e njërit prej motorëve të avionit u godit nga një shqiponjë, piloti ndërmori një trajektore të rrezikshme në një lartësi të ulët. Manovra rezultoi e gabuar dhe avioni u përplas në shesh.

“Pas goditjes së njëri prej motorëve nga një zog i madh, piloti u përpoq të kryente një manovër të pamundur në atë lartësi në të cilën ndodhej avioni”, tha ministri nepalez i transportit.

Top Channel