Kinë, përjashtohet Bo Xilai, akuza kriminale

29/09/2012 00:30

Një nga politikanët më premtues të Kinës, Bo Xilai, është përjashtuar nga Partia Komuniste kineze dhe do të përballet me drejtësinë.

Bo, ish-lideri i Partisë Komuniste në qytetin e Chongqing, është akuzuar për shpërdorim të detyrës dhe korrupsion.

Gruas së tij, Gu Kailait, iu dha një dënim me vdekje në gusht për vrasjen e shtetasit britanik, Neil Heyëood.

Skandali eklipsoi edhe Kongresin e Partisë ku pritet ndryshimi i lidershipit kinez. Sipas mediave shtetërore kongresi do të fillojë më 8 nëntor.

Sipas BBC lajmi mbi Bo Xilain i jep fund spekulimeve disa mujore mbi fatin e njeriut që ishte dikur një prej politikanëve më të fuqishëm të Kinës.

BBC thekson se karriera e zotit Bo ka mbaruar dhe është pothuajse e sigurtë që ai do të kalojë kohë të gjatë në burg.

Top Channel