Teherani: Hakmarrje kundër cdo sulmi izraelit

28/09/2012 00:00

Retorikat mes Iranit dhe Izraelit vazhdojnë. Një ditë pasi kryeministri i
shtetit hebre kerkoi hapur vendosjen e vijave te qarte ndaluese per
programin berthamor te Republikes Islamike, Teherani paralajmeron se do
te hakmerret ndaj çdo sulmi kunder tij.

Benjamin Netaniahu tha perpara asamblese se pergjithshme te OKB-se se koha po kalon, ndersa ambicjeve berthamore te Iranit nuk po i duket fundi. Pergjigjen e Iranit e dha zevendesambasadori i tij ne OKB, eshagh al habib, qe deklaroi se vendi eshte mese i afte te vetembrohet, e rezervon te drejten te reagoje me force ndaj cdo mesymjeje te mundshme.

Al Habib akuzoi gjithashtu netaniahun per akuza te rreme ne fjalimin e mbajtur perpara asamblese, ku u tha delegateve se Irani mund te kete material te mjaftueshem per prodhimin e nje bombe atomike deri ne mesin e vitit qe vjen. Vijat e kuqe nuk çojne ne konflikt, vijat e kuqe e parandalojne luften, arsyetoi Netaniahu.

Asgje nuk e rrezikon boten me shume sesa nje Iran berthamor, shtoi ai, duke theksuat se saksionet e shtate viteve te fundit nuk e kane cenuar aspak programin nuklear te regjimit te Ajatollaheve. Te marten, ne fjalen e tij para asamblese, presidenti amerikan Barak Obama deklaroi se Shtetet e Bashkuara duhet te bejne cdo gje qe eshte e mundur per t`i ndaluar teheranit prodhimin e armeve berthamore. Megjithate, edhe pse administrata e Obames nuk e ka perjashtuar opsionin ushtarak, sanksioneve dhe negociatave sipas saj, meriton t’u jepet me shume kohe.

Top Channel