Spanjë, nevojiten 60 mld euro për bankat

28/09/2012 00:00

Sistemi bankar spanjoll ka nevojë për injektimin e rreth 60 miliard eurove të tjera për të shmangur falimentimin.

Shuma përputhet me parashikimet e kryera më parë nga tregjet vendase. Madridi pritet të shtrijë dorën për ndihmë tek Bashkimi Europian, posaçërisht tek fondi aktual i shpëtimit, EFSF dhe tek ESM strukturë që pritet të krijohet në të ardhmen.

Në muajin korrik, Spanja deklaroi se do të kërkojë para nga Eurozona për të mbështetur bankat e saj, por ende nuk dihet se kur do të mbërrijë në Bruksel shkresa zyrtare e qeverisë së Marijano Rajoy.

Eurozona dhe fondi i përbashkët i krijuar pas krizës financiare që përfshiu vendet e monedhës së përbashkët në pranverë të këtij viti ndihmuan Spanjën me 100 miliard euro që u injektuan nga qeveria në sistemin bankar, vecanërisht për “Bankia-n”, banka më e madhe spanjolle që rrezikoi falimentimin.

Top Channel