SHBA: Siria pranë përdorimit të armëve kimike

28/09/2012 20:40

Qeveria siriane është duke u afruar gjithmonë e më shumë drejt përdorimit të armëve kimike në përballjen e saj me forcat kryengritëse, deklaroi Sekretari Amerikan i Shtetit, Leon Panetta.

Sipas tij, “ekzistojnë burime të inteligjencës që raportojnë për një lëvizje pro përdorimit të armëve biologjike brenda sferave të larta të ushtrisë siriane”.

Panetta e konsideron rrezikun e përdorimit të këtyre armëve të ndaluara ndërkombëtarisht si “një kërcëni real”.

Siria ka pranuar se zotëron një arsenal me armë kimike, por është shprehur se do t’i përdorë ato vetëm në rast të një ndërhyrje të jashtme mbi vendin.

Në të shkuarën, Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka paralajmëruar Damaskun për një “kundërpërgjigje të fortë dhe të menjëhershme” në rast të përdorimit të armëve kimike.

Top Channel