SHBA, qëllon kolegët, 2 viktima

28/09/2012 08:00

Një punonjës i Accent Singage Systems, në Minneapolis (SHBA), ka vrarë dy kolegë të tij dhe ka plagosur katër të tjerë para se të vriste veten.

Nuk janë lëshuar detaje mbi ngjarjen nga policia dhe nuk bëhen të ditur emrat e viktimave.

Tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë dhe po trajtohen në spital.

“Jemi shumë të trishtuar për atë që ka ndodhur. Është një tragjedi e tmerrshme”, deklaroi kryebashkiaku i Minneapolis, R.T. Rybak.

Top Channel