Romë, protesta kundër masave qeveritare

28/09/2012 00:00

Pas Madridit e Athinës ka qenë radha e rrugëve të Romës të mbushen me protestues kundër masave qeveritare anti-krize.

Mijera vete po protestojne ne kryeqytetin italian ndaj shkurtimit te shpenzimeve qe kerkon kryeministri Mario Monti, per te cilat kembengulin se demtojne mbi te gjitha punetoret e thjeshte.

Aksioni koincindon sa me situatat e pershkallezuara ne Spanje e Greqi, ku protestat e kesaj jave perfunduan ne perleshje me policine, aq edhe me trazirat ne fabriken e celikut ILVA ne jug te vendit.

“Jemi ketu per te ngritur zerin kunder politikave te mario montit, per te cilat deri me tani kane paguar me te dobetit”, tha Pio Zappaterrano, përfaqësues i Konfederatës Italiane të Punës.

Profesore universitetesh, nepunes te administrates publike e punonjes te shendetesise, te gjithe kane ndaluar punen pergjate dites se sotme. Zemerata  i drejtohet shkurtimit te shpenzimeve te miratuar nga koalicioni i montit ne muajin gusht, i cili perfshin nje tkurrje modeste te sektorit publik ku pagat jane ngrire prej me te shume se dy vjetesh, pa llogaritur ketu reduktimin e fondeve te kujdesit per shendetin.

Masat anti-krize kane cenuar ndjeshem shpenzimet e familjeve italiane dhe e kane thelluar akoma me shume recesionin qe ka perfshire vendin. Ne muajin korrik, papunesia ne Itali llogaritej ne 10,7%, niveli me i larte qe prej vitit 2004.

Top Channel