Lamtumirë Gjergj Antoniu
28/09/2012 00:00
Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë violinçelisti Gjergj Antoniu.
Ai lindi në Tiranë në vitin 1949. Studioi në Akademinë e Lartë të Arteve. Nga viti 1973 ai interpretoi mbi 100 pjesë muzikore të huaja dhe shqiptare dhe bashkëpunoi me kompozitorët më në zë vendas.
Përpos koncerteve në Shqipëri dhe jashtë kufijve të vendit, Gjergj Antoniu punoi edhe si mësues në Liceun Artistik Jordan Misja dhe më pas profesor në Akademinë e Arteve.
Në karrierën e tij të gjatë artistike u nderua me një sërë cmimesh si dhe me titullin Artist i Merituar. Me ndarjen e Gjergj Antoiut nga jeta, muzikës shqiptare i largohet një prej instrumentistëve më të mirë.
Top Channel