Gjermani, konfirmohet rivali i Merkel

28/09/2012 15:30

Ish-ministri gjerman i Financave, Peer Steinbrueck, është njeriu i zgjedhur nga socialdemokratët në opozitë për të sfiduar Kancelaren Angela Merkel në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm.

Burime brenda socialdemokratëve konfirmuan se 65-vjeçari do të zyrtarizohet si kandidati i përbashkët i bllokut të partive të qendrës së majtë ditën e hënë.

Kryetari i partisë më të madhe në opozitë, Sigmar Gabriel dhe ish-ministri i Jashtëm, Frank-Walter Steinmeier nuk pranuan të konkurronin përballë Merkel, e cila pavarësisht kritikave për ekspozimin e vendit ndaj krizës së Eurozonës, ka ende mbështetje të fortë në publik.

Pozitat e Merkel forcohen edhe nga mbështetja që partitë ambientaliste kanë vendosur t’i japin në zgjedhjet e ardhshme.

 

Top Channel