Franca, buxhet kursimi

28/09/2012 00:00

Pas Spanjës, edhe Franca përgatitet për një buxhet të ashpër, i
projektuar të reduktoje në mënyrë drastike deficitin publik të vendit.

Ky eshte i pari buxhet i prezantuar nga administrata e presidentit Francois Hollande e duhet te mbushe nje vrime prej 30 miliarde eurosh ne financat e Frances. Pavaresisht shkurtimit te shpenzimeve, zyrtaret lene te kuptohet se dy te tretat e parave do te vijne nga rritja e taksave.

Njoftimi vjen ne nje kohe kur statistikat tregojne nje ekonomi te lodhur, qe po perpiqet me shume mund te realizoje rritjen e shumepritur. Sipas Hollande, ky do te jete buxheti me i ashper i Frances ne 30 vjet. Planet per vendosjen e nje takse prej 75% mbi te ardhurat vjetore prej me shume se 1 milione eurosh, ka hasur ne kundershtimin komunitetit te biznesit.

Megjithate Hollande, sqaroi se taksa e shumedebatuar, mund te hiqet pas dy vjetesh. kryeministri Jean Marc Ayrault sqaroi per agjensine e lajmeve AFP se me te ardhurat konstante, 9 nga 10 franceze nuk do te preken prej rritjes se taksave. masat e reja kursejne shtresen e mesme dhe klasen punetore, shpjegoi ai.

Qellimi i tyre eshte te arrihet objektivi i nje deficiti ne nivelin nen 3% te GDP-se. javen e kaluar, papunesia ne vend kaperceu 3 milione vete, pragu me i larte qe prej kohes kur Franca iu bashkua eurozones. per tre vjet rresht, rritja ekonomike e saj ka qene zero. Norma e interesit per borxhin francez aktualisht eshte ne piken me te ulet duke qene se investitoret po kerkojne parajsa te sigurta larg spanjes dhe italise. Por nese tregjet ndiejne se qeveria nuk i merr seriozisht reformat, e gjithe kjo situate mund te permbyset dhe pasojat per eurozonen do te jene dramatike.

Top Channel