Bie avioni në Nepal, 19 të vdekur

28/09/2012 04:17

Policia në Nepal bën të ditur se një aeroplan i nisur për rajonin e Everestit u rrëzua në kryeqytet, me 19 pasagjerë në bord të cilët mendohet se kanëë vdekur.

Aeroplani, pjesë e kompanisë Sita Air, u pa të binte poshtë pak minuta pasi u nis nga Katmandu. Raportet thonë se aeroplani u rrëzua në brigjet e një lumi ndërsa ishte përfshirë më parë nga zjarri.

Gjashtëmbëdhjetë pasagjerë dhe tre personelë ekuipazhi, ndodheshin në bordin e avionit dy motorësh.

Aeroplani ishte drejtuar për në Lukla, në rajonin e Everestit.

“Pilotët duket se janë përpjekur ta ulin në mënyrë të sigurtë në brigjet e lumit, por për fat të keq aeroplani është përfshirë nga zjarri”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Binod Singh për agjencinë e lajmeve AFP.

Nacionaliteteve e pasagjerëve në bord nuk bëhen ende të njohur.

Aksidentet ajrore që përfshijnë avionë të vegjël nuk janë të rralla në Nepalin malor.

Në maj, 15 vetë u vranë kur një avion u rrëzua duke u përpjekur të ulej në një aeroport në veri të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA