Shirat ekstremë në Indonezi vrasin 58 orangutanë Tapanuli, studiuesit paralajmërojnë rrezik të lartë zhdukjeje Nakoula Basseley Nakoula, kristiani kopt me origjinë egjiptiane që jeton në Los Angeles, dhe pohon që është një nga producentët e filmit anti-islam, është arrestuar.
Seanca që do të përcaktojë statusin e lirimit të tij është vendosut për të enjten e ardhshme. Nokula, 55-vjeç, ishte në liri me kusht pas një dënimi për mashtrim.
Filmi “Pafajësia e muslimanëve” kishte shkaktuar shumë zemërim dhe protesta në mbarë botën.
Protestat e dhunshme u përshkallëzuan duke marrë tjetër formë, teksa u sulmuan ambasadat amerikane, si vendi ku ishte prodhuar filmi, në disa shtete të botës. Nga sulmet mbeti i vrarë ambasadori amerikan në Libi, Kristofer Stevens ndërsa që nga fillimi i këtyre protestave të dhunshme kanë mbetur të vdekur rreth 50 persona.
Top Channel