Personalitet shqiptare të besimit Islam kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në formimin e shtetit shqiptar dhe identitetin tonë kombëtar.
Ky është mesazhi që bashkësitë islame të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi do të japin në konferencën shkencore që organizohet për herë të parë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në fjalën e tij, kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi pohoi se nuk mund të mohohet kontributi i Haxhi Vehbi Dibrës, si një nga firmëtarët e Aktit të Pavarësisë dhe gjithashtu kryetari i parë i senatit në vitin 1912.
Në këtë konferencë shkencore që do të zgjasë 2 ditë do të marrin pjesë 34 studiues, akademikë dhe pedagogë të shquar të trevave shqiptare.
Top Channel