Sulmet në Damask, 14 të plagosur

27/09/2012 01:34

Katër roje ushtarake humbën jetën pas sulmeve me autobomba në zemër të Damaskut, në shënjestër të të cilëve ishte shtabi i ushtrise siriane.

Televizioni shteteror citoi burime ushtarake që thanë se “te pakten 14 persona u plagosen, mes tyre ushtare dhe civile”, duke hedhur poshtë deklaratat e mëparshme zyrtare, se “pas sulmit nuk pati viktima”. Ushtria e Lirë Siriane e mori përsipër sulmin, pa specifikuar në ishin kamikazë.

Televizioni shtetëror shfaqi pamjet e një furgoni i cili ngadalëson shpejtësinë përpara se të shpërthejë pranë ndërtesës së shtabit të ushtrisë siriane. Të shtëna armësh u dëgjuan në Damask, disa orë pas sulmeve, dëshmi e përleshjeve të armatosura mes kryengritësve dhe ushtarët që ndodheshin në ndërtese. Shperthimi ndodhi pak para ores 07.00 me oren lokale, ne nje nga zonat me te ngarkuara; “Sheshi Umajad”, ku ndodhen ndertesat qeveritare.

Diplomatët që jetojnë pranë zones, i cilësuan sulmet si me te fuqishmit te dëgjuar këto muajt e fundit. Ndërtesat mbi 1 km larg shënjestrës u lëkundën, si pas një termeti.

Korrespondenti i BBC-së në Damask, Rafid Xhabori tha se shënjestra dhe koha e sulmeve ishin domethënëse. Ndërtesa përfaqëson zemrën e ushtrisë siriane.

Sulmi vjen disa ditë pasi ushtria e lirë siriane deklaroi se kishte zhvendosur shtabin nga Turqia në Siri, në përpjekje për të shtuar luftën kundër forcave të regjimit. Për 18 muaj, kryengritesit luftojne kunder rregjimit te presidentit Bashar Al Asad. Sipas aktivisteve mbi 27 mijë persona kanë humbur jetën në të gjithë vendin.

Nga ana tjetër, perpjekjet e bashkesise ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje diplomatike, kanë deshtuar duke u perballur me kundershtimin e Rusise dhe Kines ne Keshillin e Sigurimit, që ende mbetet i ndarë për t’i gjetur nje zgjidhje konfliktit ne Siri.

Top Channel