Siri, 700 mijë refugjatë deri në fund të 2012-s

27/09/2012 16:20

Agjensia për Refugjatët brenda Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNHCR) paralajmëroi se deri 700 mijë sirianë mund të kenë braktisur vendin përpara fundit të vitit, një rritje drastike nga parashikimet e mëparshme.

Rreth 300 mijë shtetas janë larguar nga vendi i përfshirë në luftën civile, por eksodi i refugjatëve në vendet fqinje ka pësuar një rritje të madhe në javët e fundit.

Si rrjedhojë, UNHCR bëri një apel duke kërkuar 490 milionë dollarë shtesë për të përballuar krizën.

Shumica e refugjatëve strehohen aktualisht në kampe pritje në Turqi, Liban dhe Japoni.

Ndërkohë, UNHCR deklaroi se dita e mërkurë ishte data më e përgjakshme e të gjithë konfliktit 18-mujor deri tani, me më shumë se 305 persona që humbën jetën.

Rami Abdel Rahman, i Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut, u shpreh se në këtë bilanc janë përfshirë vetëm personat e identifikuar dhe se numri i përgjithshëm i viktimave mund të jetë më i lartë.

Nga të paktën 305 të vdekur, 200 ishin civilë.

Top Channel