Revista spanjolle, karikatura të Muhamedit

27/09/2012 04:07

“A e di ndokush si është Muhamedi?” Dhe në foto vijnë në radhë disa karikatura të personave që pretendohet se mund të jenë Profeti i Islamit. Kjo është faqja e parë e të përjavshmes satirike spanjolle “El Jueves”.

Në të riprodhohet një figurë me disa modele të mundshme të themeluesit të Islamit, të publikuara për të shprehur solidaritetin me të përjavshmen franceze “Charlie Hebdo”.

Kjo e fundit publikoi një javë më parë në kopertinë një karikaturë satirike të Profetit, teksa ka shkaktuar reagime.        

I shpejtë ka qenë reagimi i Al-Watan, një e përditshme laike egjiptiane, e cila botoi 13 karikatura të hënën nën sloganin “luftoi karikaturat me karikatura”.

Një prej tyre tregon një palë syze përmes të cilave digjen kullat e World Trade Center, me titullin: “Syze perëndimore për botën islame”.

Reagimi i i lexuesve ka qenë i menjëhershëm teksa kanë përgëzuar dhe falenderuar gazetën për mënyrën e civilizuar që ka përzgjedhur për t’u kundërpërgjigjur.

Top Channel