Ministri grek i Financave, Yannis Stournaras, deklaroi se tre partitë përbërë të koalicionit qeverisës në vend kanë arritur një marrëveshje bazë mbi paketën e shkurtimeve për periudhën 2013-14.

Masat pritet t’i prezantohen trojkës, kredituesve ndërkombëtare të Greqisë ditën e hënë, përpara se të shkojnë për miratim në Parlament.

Trojka përbëhet nga Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Miratimi i paketës së shkurtimeve është një kusht i domosdoshëm për Greqinë që të vazhdojë të marrë këstet e kredisë, pa të cilën do të ishte e detyruar të shpallte falimentimin.

Ndonëse Stournaras nuk bëri të qartë hollësira rreth shkurtimeve, ministri theksoi se “shumë pak detaje kanë mbetur tashmë për t’u ekzaminuar”.

Ditën e hënë, mbi 50 mijë protestues u grumbulluan në sheshin kryesor të kryeqytetit Athinë, duke protestuar kundër masave të reja shtrënguese të qeverisë.

Top Channel