Fushata presidenciale, Obama në avantazh

27/09/2012 00:00

Dy rivalet në garën për Shtepine e bardhe, Barak Obama dhe Mitt Romney
kaluan nje dite te fushates ne Ohio, ku siç tregojne sondazhet e fundit
te opinionit, presidenti e ka zgjeruar epersine ndaj kundershtarit te
tij.

Bashke me Floridën, Ohio, pjesë e grupit te te ashtuquajturave shtete te lekundra, konsiderohet vendimtare ne luften presidenciale te ketij viti.

Obama kryeson ne te dy keto shtete: 53 me 44% ne florida dhe 53 me 43% ne Ohajo. Anketimet e Universiteti të Quinnipiac dhe New York Times-it tregojne gjithashtu se ai eshte ne avantazh edhe ne nje shtet te trete te lekundur, Pennsylvani, me mbështetjen e 54 për qind të të intervistuarve ne krahasim me 42 për qind të Romney-it.

Kandidati republikan u perball me nje vale kritikash te ashpra pas publikimit te videos se regjistruar fshehurazi javen e kaluar, ku ai u thoshte donatoreve se 47 % e amerikaneve qe votojne per Obamen janë “viktima” dhe nuk duhet te gezojne mbështetjen e qeverisë. Obama ka qene 13 here ne Ohio kete vit, ndersa Romney e ka vizituar shtetin 10 here qe nga fillimi i muajit maj.Kjo eshte java e fundit e fushates ne Shtetet e Bashkuara perpara fillimit te debateve presidenciale.

Top Channel