Dhuna në Siri, Clinton: KS të ndërhyjë

27/09/2012 00:00

Këshilli i Sigurimit është i paralizuar kur vjen fjala për Sirinë.
Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton e beri te qarte permes
deklarate situaten ne organin e larte drejtues te Kombeve te Bashkuara,
duke e shoqëruar pohimin edhe me thirrjet qe keshilli te beje nje tjeter
perpjekje per zgjidhjen e konfliktit.

“Keshilli i Sigurimit duhet te nderhyrje per fundin e dhunes ne Siri. Anetaret e tij duhet te perpiqen edhe nje here per gjetjen e nje rrugedaljeje nga kriza”, u shpreh Clinton.

Veprim nga OKB-ja kerkon edhe kryeministri britanik David Cameron. Franca, Britania dhe Shtetet e Bashkuara jane qe te treja ne favor te nje aksioni me te fuqishem ndaj presidentit Bashar al Assad, por Rusia dhe Kina mbeshtesin qeverine siriane.

Vetem nje dite me pare, kryeqyteti i Sirise Damask u trondit nga dy shperthime te fuqishme ne zemer te tij, tregues i faktit se dhuna, nga te dy palet, nuk ka te ndalur. Cameron permendi ne takimin e pervitshem te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara edhe provat e fundit per krime kunder te miturve ne kete vend, te cilat i cilesoi nje “njolle e tmerrshme ne reputacionin e OKB-se”. Shenjestra e kritikave te tij ishin veçanerisht vendet qe deshtuan, siç tha Kryeministrit, ne frenimin e ketrye mizorive e ne disa raste, me mosveprimin e tyre, ndihmuan mbreterine e terrorit te Bashar al Assadit.

5 anetaret e perhershem te Keshillit, te gjithe me te drejte vetoje, nuk kane arritur deri tani te bien dakort mbi nje linje veprimi lidhur konfliktin sirian qe pergjate 18 muajve te kohezgjatjes se tij, ka marre 27.000 jete njerezish.

Top Channel